Sharon Stone: Jam 62-vjeçe, por njerëzit ende duan gjinjtë e mi

schedule12:19 - 18 Shtator, 2020

schedule 12:19 - 18 Shtator, 2020

Sharon Stone vazhdon të mbetet një nga aktoret më seksi në botën e kinematografisë, edhe pse është plot 62 vjeçe.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se dikur ishte viktimë e ngacmimeve seksuale në punë. Konkretisht, gjatë xhirimit të një filmi, një regjisor kishte këmbëngulur që Sharon të ulej në prehrin e tij, në mënyrë që “të praktikonte se si t’i bëje skenat e saj sa më bindëse që të ishte e mundur”.

“Refuzova dhe ai më largoi nga xhirimet si ndëshkim”, tha ajo, duke theksuar se kjo ka ndodhur kur ajo ishte në kulmin e famës së saj.

Më tej aktorja u shpreh: “Njerëzit ende duan të shohin gjinjtë e mi! E pabesueshme! Epo, unë jam 62 vjeç”.

Ajo shtoi se kurrë nuk e konsideronte veten veçanërisht të bukur dhe fatale, por si sekret i tërheqjes së saj seksi Sharon deklaron: “Në një moment u bëra miq me anën time të errët … Unë mësova të mos kisha frikë nga vetja, mendoj se kjo është ajo tërheq njerëzit. .. Por më besoni, nuk është e lehtë të jetosh me atë titull të simbolit seksual, prandaj kujto Merlin Monroe, ajo bëri disa filma vërtet të mirë dhe të rëndësishëm, por ajo ishte gjithmonë dhe mbetet vetëm një simbol seksi, ajo kurrë nuk ia doli të heqë qafe ato etiketime”. l.k/abcnews.al