Sharon Stone diagnostifikohet për herë të dytë me tumor

schedule09:42 - 3 Nëntor, 2022

schedule 09:42 - 3 Nëntor, 2022

Aktorja e njohur, Sharon Stone është diagnostikuar me tumor për herë të dytë. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se do duhet të kryej një operacion për të hequr tumorin e madh që ndodhet në trupin e saj.

Sharon ka theksuar se diagnoza fillestare për shëndetin e saj ishte e gabuar, si pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të panevojshme, e cila e ka çuar të përballet sërish me këto dhimbje.

Si pasojë, aktorja u detyruar të vizitohej te një mjek i dytë, i cili i tha se kishte një tumor të madh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!