“Sharlatanët, larg ekraneve”, peticioni i Akademikëve: Mos përdhosni historinë dhe gjuhën

schedule15:34 - 19 Shkurt, 2024

schedule 15:34 - 19 Shkurt, 2024

Studiues, akademikë, gjuhëtarë e qytetarë shprehin shqetësimin për deformimin e fakteve shkencore rreth gjuhës shqipe nga persona të caktuar që ftohen në disa prej mediave në vend.

Përmes një peticioni ata kërkojnë ndërhyrjen e  Kuvendit  të Shqipërisë,  Ministrisë së Arsimit, Agjencisë për Media dhe Informim,  Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“Ne kemi fatin, kemi nxjerrë ikona të shkencës të nivelit botëror, si profesor Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi të cilët sot përdhosen, baltosen nga njerëz injorantë, të paditur, vanitozë, delirantë të cilët me agresivitet të jashtëzakonshëm i janë futur rrjetit, pra internetit dhe shajnë godasin  e thonë marrina të cilat na ulin ne si popull, përdhosin gjuhën shqipe, përdhosin flamurin, himnin shqiptar dhe ju hap këtyre njerëzve një punë të madhe me Kushtetutën e Shqipërisë, se përhapin edhe urrejtje nacionale kundrejt popujve të tjerë.”

Historiani Pëllumb Xhufi, një prej nënshkruesve të këtij peticioni shpreh shqetësimin për imazhin që po krijohet për shqiptarët përmes promovimit të dijeve amatoreske.

“Me sharlatanizmat e tyre na bëjnë qesharak faqe botës, e botës shkencore. I japin dorë të gjithë atyre që thonë shqiptarët janë popull i paditur, që s’kanë identitet”

 Përveç ndërhyrjes së autoriteteve që iu është drejtuar peticioni historiani Xhufi thirrjen që thotë se nuk e ka vetëm në emër të tij ja drejton dhe kryeministrit të vendit.

“Enti AMA i cili duhet të ruajë pastërtinë e gjuhës e s’duhet të lejojë të hyjnë në televizion ata që përhapin jo vetëm dokrra, por dhe urrejtje ndaj popujve të tjerë, edhe kryeministri që ka një gjë pozitive se flet një shqipe të pastër se dhe ao është në rolin e edukatorit sa i përket pastërtisë së gjuhës shqipeduhet t’i japë rëndësi dhe universitetit publik se aty mësohet gjuha.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!