Shantazhet përmes platformave digjitale, Gjonaj flet për nismën parandaluese: Dhuna ndaj grave si ‘kodi i kuq’

schedule13:51 - 8 Mars, 2024

schedule 13:51 - 8 Mars, 2024

Dhuna në rrjetet sociale është kthyer në një shqetësim në vendin tonë. Në disa raste dhuna apo shantazhet në rrjete sociale kanë sjellë humbje të jetëve.

Deputetja e PS, Etilda Gjonaj e ndalur tek ky fenomen, u shprehet se kjo është një çështje që duhet trajtuar me shumë kujdes, ndërsa nënvizoi se sëbashku me gra të tjera deputete kanë ndërmarrë një iniciativë për të punuar në parandalimin e dhunës digjitale.

Kjo iniciativë apo paketë sipas saj duhet të konsiderohet si “kod i kuq”, për shkak të dëmit të shkaktuar dhe marrjes së jetëve të raportuara në vendin tonë.

“Në po ndërmarrim edhe një iniciativë kundër dhunës ndaj grave për të adresuar një nga fenomenet që lidhet me dhunën kibernetike. Sot nuk ka një dispozitë që të parashikojë dhunën psikologjike aq më tepër kur sjell pasoja. Edhe në gratë në politikë shpesh jemi objekt i sulmit që vijnë si pasojë e platformave digjitale, sidomos kur nuk preket për punën e saj, por për aspekte personale. Së bashku me gratë deputetë po ndërmarrim një iniciativë për të kuptuar se çfarë aspektesh të tjerë duhet të ndërmarrim për të ndaluar dhunën digjitale. Kjo duhet të shihet si një paketë e asaj që konsiderohet si kodi i kuq që lidhet me të gjitha çështjet dhe dhunë ndaj grave”, ka thënë ndër të tjera deputetja e PS, Etilda Gjonaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!