Shansi i fundit, Ronaldo-Messi tani varet nga një tampon

schedule10:51 - 27 Tetor, 2020

schedule 10:51 - 27 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo pret sot përgjigjen e tamponit, për të mësuar nëse mund të luajë në ndeshjen kundër Barcelonës në Champions League të mërkurën.

Portugezi prej 15 ditësh ka qenë pozitiv me COVID-19, ndërkohë që testi i dytë konfirmoi se ishte akoma i infektuar. Shanset që ai të luajë kundër katalanasve ekzistojnë, por te Juventusi nuk ka shumë optimizëm.

Kjo është ajo që shkruan Tuttosport, që mes të tjerash raporton se nëse del negativ, atëherë Ronaldo mund të jetë nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo. Ngarkesa virale e tij ka qenë e ulët dhe kjo e lejon atë të luajë nëse nuk është më i prekur nga koronavirusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!