Është shansi i fundit për të shkylqyer, për ata që konsiderohen si “brezi i artë” i futbollit belg. Pas një humbjeje tronditëse ndaj Sllovakisë, “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës tashëm sfidojnë Rumaninë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit E, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Sa i përket formacioneve, tekniku Domenico Tedesco i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-4-3, ku në portë është vendosur Casteels e para tij në mbrojtje Vertonghen, Faes e Castagne. Në krahët e mesfushës janë Theate e Jeremy Doku, me qendrën që mbulohet nga Onana e Tielemans, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga treshja Lukebakio, Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne.
Në krahun tjetër tekniku Edward Ioanescu i ka pozicionuar rumunët e tij me skemën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Nita. Në krahët e mbrojtjes janë Ratiu e Bancu, ndërsa Dragusin e Burca mbulojnë qendrën. Para vijës së fundit vendoset Marin, ndërsa në mesfushë janë Mihaila, Stanciu, Marin e Man, ndërsa në sulmi vendoset i vetëm Dragus. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: