Shansi i artë i Partizanit, Skënderbeu i Dajës pengesa

schedule10:39 - 24 Tetor, 2019

schedule 10:39 - 24 Tetor, 2019

Fitorja e dërgon në krye të renditjes dhe Partizani do bëjë të pamundurën për ta shfrytëzuar këtë mundësi. Sot në orën 15:00 zhvillohet ndeshja e fundit e fazës së parë në Kategorinë Superiore. Edhe Skënderbeu del në krye në rast të një triumfi, por do e ndajë vendin e parë me Bylis.

Përballja e “Selman Stërmasit” pritet të jetë emocionuese. Këto dy ekipe kanë dhuruar duele të forta dhe tepër të luftuara gjatë viteve të fundit, ndërsa rivaliteti dhe “urrejtja” mes tifozerive kanë qenë në modë. “Demat” vijnë nga fitorja në Shkodër, teksa ekipi korçar ka reaguar pas humbjes 4-0 në të njëjtin qytet.

Renditja e Kategorisë Superiore

Djemtë Dajës fituan përballë Luftëtarit dhe ishin të pafat në barazimin e bardhë kundër Kukësit. Në 12 ndeshjet e fundit të zhvilluara në kryeqytet janë regjistruar këto rezultate: Partizani ka fituar 4 herë, Skënderbeu 3 dhe 5 ndeshje janë mbyllur pa fitues. /abcnews.al