Tirana ka ambicie të mëdha në Europë këtë sezon. Trajneri Emanuel Egbo shprehet se synohet faza e grupeve në Champions, ndërsa minimalisht faza e grupeve në Ligën e Europës
Pushimet ishin shumë të shkurtra. Tek Tirana ka nisur puna për aventurën europiane, me përballjen e parë me një takim të vetëm në fushën e Dinamos së Tbilisit në Gjeorgji, dhe pavarësisht shkallës së vështirësisë, ambiciet janë të mëdha. Trajneri Emanuel Egbo, që nga Pogradeci ku ekipi përgatitet I mbrojtur nga koronavirusi, bën këtë parashikim për duelin me gjeorgjianët.
“Janë të tria rezultatet brenda. Luajmë në fushën e atyre dhe kjo është avantazh për ata. Gjithashtu kanë luajtur nëntë javë kampionat dhe janë të parët, ndaj në aspektin psikologjik dhe fizik janë pak më lart se ne.
Gjithsesi, Egbo ka objektiva të mëdhenj për këtë sezon në Europë. “Ne do bëjmë çmos, do japim maksimumin. Do tentojmë, pse jo, kualifikimin në grupe, në Champions ose Europa League. Kam shumë besim. I kemi të gjitha mundësitë. Kualifikimi është 50/50”.
Problem mbetet gjendja e futbollistëve të afruar tani në verë. “Lojtarët që luajnë në vendin tonë janë në formë fizike të mirë, ndryshe nga ata që kanë ardhur nga kampionate që janë mbyllur herët. Duan pak kohë për t’u ambientuar me pjesën tjetër të grupit”.
Trajneri tregon edhe për ambicien e Tiranës për sezonin në Shqipëri. “Çdo sezon Tirana lufton për titullin dhe Kupën. Boshti i ekipit është, nuk është se kam shumë punë për të bërë. Shumica e titullarëve janë në ekip. Na ngelët të plotësojmë disa hapësira të lëna nga lojtarët që kanë ikur”. /abcnews.al