Skuadra e Mikel Artetës vazhdon të kryesojë renditjen e Premierligës, por pas dy barazimeve radhazi (me Liverpool dhe West Ham), e afruan shumë pranë vetes Manchester City.
Tashmë Topçinjtë kanë 74 pikë pas 31 ndeshjeve, ndërsa Qytetarët 70 pas 30 ndeshjeve.
Sipas “Opta”, probabiliteti i titullit të Arsenalit për momentin është vetëm 34.4% krahasuar me 65.5% për Manchester City. Para fillimit të turneut, shpërndarjet ishin krejtësisht të ndryshme: 46.9% për londinezët, 53.1% për Manchesterin. /G.D abcnews.al/