Shameti: Kukësi i qetë edhe me barazim, ja kush e zgjidh duelin me Tiranën

23:21 | 20/02/202023:210

Ylli Shameti vazhdon analizën rreth ndeshjes Kukësi-Tirana në emisionin “Pressing” në ABC News. Mbrojtësi i njohur tregon se kjo përballje do të zgjidhet nga pjekuria e lojtarëve me eksperiencë.

Unë mendoj se ndeshje si kjo e nesërmja, në të tillë stadium dhe atmosferë, më mungon personalisht. Kampionati do të ishte ku e ku në nivel nëse do të luanim gjithmonë ndeshje të tilla. Duhet marrë parasysh edhe pjesa e marketingut.

Kjo është politika e klubit të Kukësit. Mbrojtja e Kukësit? Duhet para i gjithë ekipi në fazën mbrojtëse. Mendoj se kanë bërë një kampionat shumë të mirë, kanë ndër mbrojtjet dhe sulmet më të mira, njësoj si Tirana. Ndeshjen do e zgjidhë më shumë pjekuria e lojtarëve.

Favori i Kukësit është që edhe barazimi e mban në krye dhe e mban të qetë. Kanë bërë shumë gabime, s’e di sa do ndikojë barazimi në Ballsh. Kukësi ka fituar dy ndeshjet me Tiranën, por është vetëm një pikë më lart. Kjo tregon se kanë bërë gabime. Do të jetë një ndeshje e fortë, do e zgjidhë pjekuria dhe eksperienca e lojtarëve, asgjë tjetër”, deklaron Shameti. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono