Deklarata e Trump mbi largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe fillimi i punës për rindërtimin e zonës solli shumë polemika mes ekspertësh lidhur me efikasitetin dhe çështjet ligjore.
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala u shpreh se kjo gjë është e pamundur të ndodhi dhe se do të duheshin tre mandate të Trump për ta realizuar. Shala prezantoi dy ide për zgjidhjen e situatës në Gaza.
“Në analizë kjo turbulloi, ishte tërmeti për Lindjen e Mesme. Propozimi pavarësisht se Shtëpia e Bardhë e përgënjeshtroi pjesërisht që nuk ka shpërngulje pa kthim, të gjitha agjencitë e lajmeve thonë që ka qenë projekt i dhëndrit të Trump për ta kthyer në zonë me resorte. Nuk mund të realizohet sepse i kompaksoi vendet arabe. Nëse do t’i largosh palestinezët, lëre të shkojnë nga qytetet që kanë ardhur. E ardhmja e 2 milionë banorëve nuk mund të vendoset nga Trump që nuk kanë informacion as sekretarët e tij. Zgjidhja është duke qëndruar aty dhe duke u grumbulluar në zona të caktuara me ndërtime të përkohshme dhe e dyta një dakortësi e vendeve arabe me SHBA me një konferencë ndërkombëtare sepse nuk gjen zgjidhje në këtë formë. Do të duhen 12 vjet, janë tre mandate. Nuk besoj që kjo punë mund të marri këtë zgjidhje. “
Për kapiten Dritan Goxhaj, kjo ishte një formë presioni nga ana e Trump që vendet arabe të marrin pjesë në rindërtimin e Gazës. Sipas tij, më shqetësuese është diferenca prej 500.000 banorësh e nxjerrë nga Trump që kalkulohen si të vrarë.
“Unë them që pastrimi etnik nuk është zgjidhje, deklarata e Trump nuk është e realizueshme. Është presion për vendet arabe të cilat u unifikuan dhe thanë që ne nuk do t’i marrim, atëherë janë ato vende që do të investojnë për rindërtimin. Më shqetëson fakti që Trmp legjitimojë numrin e saktë të vrarë që është 500.000. Nuk ka të larguar, janë të larguar.”
/ abcnews.al