Shakira sulmohet nga derrat e egër

schedule14:41 - 30 Shtator, 2021

schedule 14:41 - 30 Shtator, 2021

Ylli i muzikës pop, Shakira ka pohuar se është sulmuar nga dy derra të egër në Barcelonë. Këngëtarja rrëfeu se incidenti ndodhi ndërsa ishte duke ecur në një park me djalin e saj. Këngëtarja kolumbiane rrëfeu ngjarjen nëpërmjet postimeve në Instagram.

“Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park ma kanë bërë çantën. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular. Kanë shkatërruar gjithçka.”, tha mes të tjerash këngëtarja.

Shakira është viktima e fundit e derrave gjithnjë e më agresivë që kanë pushtuar kryeqytetin katalanas vitet e fundit. Në vitin 2016, policia mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!