Shakira lë pas divorcin me Pique, feston Krishtlindjet me fëmijët në Dubai

schedule14:16 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 14:16 - 26 Dhjetor, 2022

Shakira po i kalon Krishtlindjet këtë vit në një mënyrë krejt tjetër. Pas divorcit të saj me ish mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique ,dhe pas gjithçkaje që doli në dritë pas hapjes së “kutisë së Pandorës”, këngëtarja kolumbiane ka udhëtuar me dy fëmijët e saj, Sashën dhe Milanin, drejt Dubait.

Këngëtarja do të qëndrojë në Dubai deri më 30 dhjetor, datë kur u ra dakord për t’ia dorëzuar fëmijët babait të tyre

Dy djemtë i kaluan Krishtlindjet larg babait të tyre për herë të parë.

Shakira me dy fëmijët e saj, siç ka treguar me një postim në Instagram, ndodheshin në shkretëtirë dhe postuan një foto, me këngëtaren që mbante një zog në dorën e djathtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

“ Në shkretëtirë duke kërkuar paqen këtë Krishtlindje ”, ka shkruar ylli kolumbian në foto.

Sipas informacioneve nga shtypi i huaj, këngëtarja ka mbërritur në Dubai të mërkurën e kaluar dhe do të qëndrojë atje deri më 30 dhjetor, datë kur u ra dakord t’i dorëzoheshin fëmijët babait të tyre, për të festuar Vitin e Ri me të.

Burime të huaja thonë se çifti ka pasur grindjen e tyre të fundit për datën kur fëmijët do të kthehen në shtëpi me Shakirën, me jetën e saj të re në Miami që pritet të fillojë më 5 janar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!