Shakira i bën urimin e ndjerë për ditëlindje të atit

schedule15:56 - 8 Shtator, 2023

schedule 15:56 - 8 Shtator, 2023

Dita e enjte ishte e veçantë për Shakirën, pasi babai i saj kishte ditëlindjen. William Mebarak Chadid mbushi 92 vjeç dhe ylli kolumbian e uroi publikisht përmes rrjeteve sociale.

46-vjeçarja Shakira ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram një foto mjaft të ndjerë, në të cilën përkëdhel në faqe të atin dhe shoqërohet me një mesazh dashurie.

“Gëzuar ditëlindjen për shokun tim më të mirë dhe dashurinë e jetës sime”, ka shkruar Shakira në postimin e saj./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)