Shakira harron Pique-n! Përflitet për një romancë të re, kush është djali që i ka vjedhur zemrën

schedule17:25 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 17:25 - 2 Dhjetor, 2022

Pas situatës së tensionuar mes Shakirësdhe Gerard Pique muajt e fundit, duket se ujërat tashmë janë shumë më të qeta. Kjo pasi sipas mediave spanjolle, këngëtarja kolumbiane duket se ka gjetur sërish dashurinë. Sipas raportimeve, ajo ka nisur një romancë me instruktorin e saj të sërfit.

Thuhet se partneri i saj i ri është 24-vjeçari Gorka Ezkurdia. Në disa foto, të dy duken të jenë shumë të afërt, megjithëse mund të jetë thjesht një miqësi e fortë. Nuk është hera e parë që shihen bashkë, pasi kohët e fundit ka pasur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre.

f

Fotot janë realizuar ndërkohë që Shakira po merr pak kohë për vete. Kolumbianja, e cila ka qenë mjaft e zënë kohët e fundit, vendosi se tani ishte koha e duhur për mësimet e sërfit me instruktorin e saj, dhe ndoshta edhe më shumë.

/abcnews.al