Shakira është në qendër të mediave rozë, që kur njoftoi ndarjen e saj nga partneri dhe ylli i futbollit Gerard Pique qershorin e kaluar.
Çifti ishin bashkë prej 12 vitesh dhe ndarja e tyre ka shkaktuar habi tek fansat dhe mediat. Ndërkohë që Pique ka heshtur për situatën, Shakira ka publikuar disa këngë që shumë besojnë se janë mesazhe për ish-partnerin e saj.
Këngëtarja do të japë një intervistë ekskluzive për Televisa, një nga rrjetet më të mëdha televizive në Meksikë, të hënën më 27 shkurt. Intervista pritet të japë më shumë detaje për situatën e saj aktuale personale dhe në veçanti të hedhë dritë mbi ndarjen e saj me Pique.
Njoftimi i intervistës ka tërhequr vëmëndjen e fansave të këngëtares kolumbiane dhe të gjithë të interesuarit për të ditur më shumë se çfarë ka ndodhur realisht mes saj dhe futbollistit. Intervista do të transmetohet në emisionin kryesor të lajmeve të Televisës në orën 08:30 (ora lokale).
Un adelanto de lo que será la entrevista con Enrique Acevedo de Televisa, México. De como sus hijos le dijeron que grabará con bizarrap pic.twitter.com/CDhmzMWWRK
— Shakira en español ? (@shakiracarla) February 26, 2023
Kjo do të jetë intervista e parë e Shakirës pas ndarjes dhe vjen pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale. Krahas betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtares i është dashur të përballet edhe me problemet e rënda shëndetësore të të atit, të cilat e kanë vështirësuar transferimin në Miami për të krijuar një jetë të re.
Pavarësisht sfidave me të cilat u përball, Shakira mbeti aktive në karrierën e saj muzikore, duke publikuar disa këngë të reja duke përfshirë “Te felicito”, “Monotónía” dhe “TQG” duet me Karol G. Muzika e saj është një burim për emocionet e saj dhe shumë nga fansat e saj janë të etur për të dëgjuar më shumë për projektet e saj të ardhshme.