Shaip Kamberi takon ambasadorin amerikan në Serbi: Diskutuam për pozitën e vështirë të shqiptarëve të Luginës

schedule16:25 - 30 Maj, 2023

schedule 16:25 - 30 Maj, 2023

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, Jan Braathu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi u shpreh se me Hill dhe Braathu, diskutuan pozitën e vështirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe për neglizhencën ndaj tyre, që sipas tij, kërkon masa urgjente të domosdoshme.

“Drekë pune me dy miqt e mëdhenjë të Luginës së Preshevës, Ambasadorin e SHBA-ve, SH.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, SH.T. z. Jan Braathu. Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi. Faleminderoj ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend”, shkroi Kamberi në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!