Shahini për fëmijët në shkollë: Të mbrojmë shëndetin duke respektuar masat e COVID-19

schedule10:19 - 9 Shtator, 2020

schedule 10:19 - 9 Shtator, 2020

Situata e COVID-19 në vend vijon të jetë serioze.

Mjekët, infermierët,  politikanë, të afërm të personave të prekur, shpeshherë i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë protokollin e vendosur për të parandaluar rritjen e rasteve me koronavirus.

Me nisjen e vitit të ri shkollor një kujdes i shtuar është vënë re edhe në shkolla.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video teksa këshillon që fëmijët të pajisen më mjetet e duhura për mbrojtjen e shëndetit nga COVID-19.

“Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan Shahini bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!