Se si do të qëndrohet në klasa në këtë vit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Besa Shahini e ka ilustruar përmes një videoje në rrjetet sociale.
Ministrja thotë se nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit.
“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithësecilit”, shkruan Shahini.
Rregullat e qëndrimit në klasë
-Mësuesit, distancim prej 2 metrash nga nxënësit dhe mësuesit e tjerë
-Nxënësit nëpër banka me largësi prej 1.5 metrash
-Maskat të detyrueshme
-Ndalohet ushqimi në klasë
-Dalja nga ora e mësimit vetëm në rast nevoje
/m.v. abcnews.al
https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2665573153699781/?vh=e&extid=fKqXt9qhoAHjvFBz&d=n