Endri Shabani, nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, thotë se demokracia pjesëmarrëse në vend, është e domosdoshme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shabani u shpreh se duhet të fuqizohet qytetari dhe të dobësohet politikani.
“Unë e shoh politikën si edukim. Nëse unë kam bindje të thella politike, dua ta mësoj votuesin, ta ndërgjegjësoj votuesin. Unë besoj që Shqipëria ka nevojë për një demokraci pjesëmarrëse. Të fuqizojmë qytetarët dhe të dobësojmë politikanin. Pse ka ndodhur kjo? Ne kemi prodhuar një drejtim oriental të përqëndrimit të pushtetit. Ai sillet si bajraktar. Unë dua ta përmbys këtë. Unë dua ta edukoj qytetarin. Besoj se është vetëm fillimi, do jetë një rrugë e gjatë”, theksoi ai./abcnews.al