Shabani: Fytyra e vërtetë e Lapajt!/ “E kemi falur, nuk e djegim jorganin për një plesht”

schedule17:54 - 23 Korrik, 2025

schedule 17:54 - 23 Korrik, 2025

Një mandat i falur. Në përfundim të telenovelës, Endri Shabani i kujton ish-aleatit të tij, Adriatik Lapaj se ia dhuroi familjares se tij postin e deputetit. Kurse për akuzat e bashkëpunimit me Ramën, e paralajmëron se do i kthehen mbrapsht.

“U mbars mali dhe njëmijë akuza. Sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt! Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.  Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje. Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!”

Mandati vërtet i shkoi familjares, por për Shabanin, Lapaj tashmë mbetet vetëm një politikan, që s’mban fjalën dhe jo më i ri.

“Tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.  Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra. Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!