TIRANË– Endri Shabani ka bërë reagimin e parë si Avokat i Popullit. Duke hequr mantelin e politikanit, Shabani shpreh zhgënjimin për opozitën që në fillim i dha firmat dhe i uroi suksese, por në fund nuk i dha votën.
“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja”, tha ai.
Kurse falënderimin, e kishte për Partinë Socialiste, e cila nuk i dha firmat, por në fund e zgjodhi me vota. Për Shabanin, PS tregoi një nivel më të lartë politik se PD.
“Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetëve të mazhorancës u shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve”
Shabani e mbyll duke premtuar se do të bëjë më të mirën në mandatin e tij 5-vjeccar, për të patur respektin e palëve politike, por një gjë është e sigurt, Shabani nga sot nuk është më opozitari i vjetër./abcnews.al

