Shaban Sinani rrëfen raportet letrare dhe njerëzore të “duelit” të letrave shqipe Agolli-Kadare

schedule12:17 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 12:17 - 15 Dhjetor, 2019

Studiuesi i njohur i letrave shqipe Shaban Sinani  në një intervistë për abc neës rrëfen raportet letrare dhe njerezore mes dy shkrimtarëve të rëndësishme të letërsisë shqipe  Kadare – Agolli.

Studiuesi i njohur Shaban Sinani është një hulumtues sqimtarë i letërsisë shqipe. Fillimisht ai solli para lexuesit anët e panjohura të Ismail Kadaresë dhe qasjen e Kadaresë me pushtetin diktatorial përmes veprës,  “Dosja Kadare” . Tashmë ai sjell këtë marrdhënie delikate  dhe të eDritëro Agollit, përmes monografisë” Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960 , e cila merr shkas nga  tri dramat e ndaluara.

“Këtu do të përfshiheshin jo vetëm tri dramat e ndaluara, por edhe tri shfaqjet e ndaluara sepse nuk janë vetëm tri dramat. ‘Baladë për një grua’ është vënë tre herë në skenë dhe tre herë është ndaluar dhe nuk e dimë çfarë është më e rëndë, ndali i i tekstit, madje humbja e tekstit apo ndali i i shfaqejs. Pra jo vetëm veprat e ndaluara, por janë edhe shumë tregime. Jsnë tre tregime që i ka botuar në gazetën ‘Dita’ dhe ka pasur pororis nga lart që të mos përfshihen në asnjë lloj botimi”, shprehet ai.

Sinani e vë theksin te veprat e harruara dhe të mënjanuara në dy kohë.

“Çuditërisht as kritika nuk ka pasur vëmendje ndaj tyre. P.sh ‘Trëndafili në gotë’ është një prej romaneve më me shpirt të letërsisë shqipe, por nuk ka pasur konflikt siç kanë pasur romanet e realizmit socialist, është i butë. Romani ‘Dështaku’ i shkruar në vitin 1989 ose ‘Kalorësi lakuriq’, të bësh një anketë sot dhe të pyesësh kush i ka shkruar, lexuesit nuk e dinë. Qëllimi ishte ky që veprat mkënjatë të Dritëro Agollit në të dyja periudhat, se psh Agolli ka vepra mënjanë edhe tani p.sh poema ‘Nënë Shqipëri’ për shkak të një implikimi ideologjik që edhe autori e ka pranuar, nuk është publikuar asnjëherë pas vitit ‘90.  Me shumë vështirësi ribotohet ‘Komisari Memo’ sepse është ai procesi i refuzimit për shkak të pjesëmarrjes ideolgjike. Unë do të medoja që edhe “Nënë Shqipëri” nuk është një poemë që duhet ndëshkuar me harrim”, shprehet Sinani.

Si njohës i mirë i Agollit, ai e ka vënë edhe ne sfondin e vetive 60, sëbashku me autorët  vendas dhe të huaj.

“Më të afërtit sipas një rendi që unë kam prodhuar për Dritëo Agollin janë Migjeni, çuditërisht jo Naimi, ai vjen i dyti, pastaj Çajupi. Këta janë tre shkrimtarët më të afërt për Dritëro Agollin nga vendasit. Nëse dalim jashtë kësaj kornize, Dritëro Agolli ka një hapje shumë të madhe”.

Kur flitet për letërsi shqipe, dueli Kadare – Agolli është historik dhe i pashmangshëm tek lexuesi dhe në  raport studiuesish, Sinani e shtrinë më gjerë shkëlqimin e letërsisë.

“Nëse duam të krijojmë ‘yllësinë’ e brezit të viteve ’60 është një katërshe që e ka këtë që thoni ju, por nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin sepse çfarë ka dhënë njëri nuk e ka dhënë tjetri. Yllësia këtë kuprim ka, kur të gjithë së bashku formojnë të bukurën. Është Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe çuditërisht i harruar në mënyrë të padrejtë Dhori Qiriazi’, thotë Sinani.

Por binomi Kadare – Agolli, Agolli -Kadare gjithnjë ka zgjuar interes publik dhe është parë si miq dhe rivalë.

“Janë raporte të cilat janë provuar si solidare dhe mbështetëse në momente kritike, por jo të rillë në kohë paqësore. Dhe ndoshta nuk duhet të prisnim të kishte një miqësi të artë mes tyre dhe të përhershme. Mund të jetë gabimi ynë që përfytyrojmë pse miqësia në një moment u shmang dhe nisi debati”, tekson studiuesi.

Shaban Sinani ka qenë dëshmitar i takimit të fundit të tyre, në të gjallë të Agollit, ku i bashkoi Pirro Milkani në dokumentrin dedikuar Kadaresë.

“Ai ka qenë takimi i fundit mes tyre dhe është mbyllur në mënyrën më të përsosur. Ka qenë një bisedë mëse e zakonshme por ka pasur një mbyllje të përsosur. Çasti i ngritjes së Dritëro Agollit për tu larguar është çasti kur ai shqipton këto fjalë: Kur të vini sërish më njoftoni se ju duam dhe ju kemi mbi veten’. Është një shkrimtar i madh që e thotë këtë për një shkrimtar me të cilin ka ndarë shqetësime, por edhe është përplasur për shqetësimet’, shprehet ai.

Studiuesi si dëshmitarë i asaj ngjarje tregon edhe se kush ishte më i emocionuar.

“Kadare për nga natyra është më i përmbajtur, është shumë më i vështirë për ta prekur emocionalisht. Ndërsa Agolli mund të ngrihej në këmbë nga tavolina, të bënte gjeste, të fuste dorën nënë këmishë si Lenini, të recitonte poezitë e tij. Dritëro Agollit mund ti thoshe në emër Dritëro. Ismail Kadaresë nuk mund ti thuash në emër, unë i flas gjithmonë me ju dhe zoti Kadare. Nuk është se e dikton ai këtë, ia diktoj unë vetes”.

Sinani rrëfen edhe vështërsinë e të punurit me të dy për cështrje studimesh.

“Me Kadarenë ka qenë më e vështirë, po përmend rastin më të rëndësishëm të raporteve të mia si studiues me Kadarenë. Rasti i botimit të librit ‘Letërsia në totalitarizëm’, e ku ai është shkrimtari qendror nuk ka pasur qoftë edhe një rast të vetëm që të kërkojë të dijë se çfarë dhe si po shkruaj e për më tepër të parashprehet për një ide. Në këtë pike është një prej shkrimtarëve më komodë”. rrëfen Sinani.

Ndërsa marrdhëniet e pushtetit diktatorial me  Agollin, nuk kanë qenë sipas Sinanit aq të ngrohta sa paraqitet.

“Nuk ka qenë aq romantike sa i njohin njerëzit, kanë qenë marrëdhënie të ndërlikuara. Sigurisht duke qenë në krye të lidhjes së shkrimtarëve kishte një status më të favorshëm se shkrimtarë të tjerë. Nuk jam marrë në librin tim, por të tjerë që provojnë se me funksionin që ai ka pasur ka ditur që të mbështesë poetë të rinj të cilët kanë pasur implikime”, thotë ai.

Si vlerë të letrsisë Agolliane, studiuesi rendit pazullin e gjerë të karaktereve njerëzore, e cila prishi edhe skematizmin e ngurtë.

“Nëse kërkojmë një kontribut të rëndësishëm në veprën e Agollit, pavarësisht se kjo vepër ka edhe shkrimtarë të rëndësishëm sipas modelit të ri është pikërisht historia e karaktereve njerëzore”

Një vend të veçantë në këtë vepër , zënë edhe karakteret atipike të Dritëro Agollit që i nxjerr në pah studiuesi.

“Që në tituj të librave të tij, njerëz të krisur, nuk janë njerëz tipikë, të çuditshme. Pra unë përmenda rastin e ‘Komisarit Memo’, është i treti komisar që pranohet nga komandanti, është një karakter që dashuron në kohën kur dashuria ishte e ndaluar. Kjo ka sjellë pasurinë e karaktereve. Një grua që është anëtare e Byrosë duhet të vendosë nëse i shoqi për partinë. Ti je i denjë për partinë, por jo për mua”, shprehet ai.

Dy shkrimtarët e rëndësishëm të letërsisë shqipe Kadare dhe Agolli kanë patur raporte të relaksuara dhe të tensionuara me pushtetin dhe shkeputja e marrdhenieve me pushtetin ndodh në këto vite.

“Kanë bërë edhe kompromise, kanë bërë edhe flijime. Ka vepra që janë shkruar thjeshtë për tu hapur rrugën veprave të tjera. Në arsyetimin tim edhe ‘Në mesditë byroja politike u mblodh’ është një poemë e shkruar për të dhënë garanci dhe për të hapur rrugë për të gjitha ato vepra që u shkruan më vonë që skanë të bëjnë fare me epokën e komunizmit. Si të thuash është shkruar me vetëdije që me këtë flijim do të ketë një rrugë të hapur. Komprmiset nuk kanë qenë të të dy njësj, mendoj se me këtë poemë marrëdhëniet e Kadaresë me jetën politike në Shqipëri shkëputen. Prej vitit 1975 nis zhgënjimi. Ndoshta edhe Kadare ka besuar se kjo Shqipëri mudn të bëhej më e pasur, më e zhvilluar me atë ideologji që kishte, nuk e vërejmë më pas ’75. Ai kishte një mbrojtje prej lexuesit perëndimr. Ishte bërë fenomen në letërsinë franceze”, deklaron Sinani.

Vepra voluminoze në zhanre të ndryshme për të dy autorët me krijmtari mbi gjysëm shekullore Agolli- Kadare janë objekt i gjerë studimi për autor të ndryshëm./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!