Sh.Taipi: Kam humbur gola të sigurt, më e lehtë të shënosh nga larg

schedule16:34 - 24 Tetor, 2021

schedule 16:34 - 24 Tetor, 2021

Shqipërim Taipi është lojtari i ndeshjes i cili shënoi edhe një gol spektakolar kundër Vllaznisë duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin.

Një goditje nga distanca do të përfundonte në fundin e rrjetës me portierin e shkodranëve që u befasua nga goditja e lojtarit.

Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport” Sh, Taipi u shpreh i lumtur që arriti të shënojë dhe të ndihmojë skuadrën me golin e tij, por Sh.Taipi vazhdon e thekson se vëllai i tij, tashmë shokë në skuadrën e Kukësit Gj.Taipi është më i mirë se ai.

“Kisha humbur gola në sigurt në ndeshjet e tjera dhe nga shumë afër, por sot shënova nga larg dhe më vjen mirë që ndihmova skuadrën. Të gjithë i dimë problemet e Skënderbeut dhe kam ardhur te Kukësi për të fituar titullin kampion. Shpresoj t’ia dalim. Gjelbërimi është më i mirë, pasi të gjithë e dimë që është më teknik, ndërsa unë shquhem si lojtar luftarak. Jam shumë i kënaqur që e kam edhe shok skuadre tani”, u shpreh Sh.Taipi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!