“Shёrbimi Danez i Emigracionit i mbyllur”, MPJ: Qytetarët e ngelur në Danimarkë nuk do të mund të aplikojnë as online

schedule10:06 - 19 Mars, 2020

schedule 10:06 - 19 Mars, 2020

Danimarka është vendi që deri më tani në situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota për shkak të pandemisë së koronavirusit,  nuk do të marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se nuk keni pasur mundësi ta lini vendin për çfarëdo lloj shkaku.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon ka njoftuar të gjithë qytetarët se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

Por, MEPJ gjithashtu bën me dije se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur.

Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranё Policisё Daneze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!