Sfilata e Kanye West: Ftesa e frikshme shkakton reagime të shumta në rrjetet sociale

schedule14:06 - 3 Mars, 2020

schedule 14:06 - 3 Mars, 2020

Imagjino sikur të marrësh një ftesë për sfilatën e Yeezy-t në Paris dhe brenda saj të gjesh vezë.

Kjo ka ndodhur me sfilatën e fundit të Kanye West, i cili u kishte dërguar vezë gjarpri me zile të ftuarve.

Por kjo ide e çmendur e reperit 42-vjeçar shkaktoi mjaft tronditje në internet dhe shumë pikëpyetje për qëllimin e reperit, veçanërisht pasi ai së fundmi njoftoi një iniciativë për të qenë më i qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit shkruan Hypebeast

Në ftesë shkruhej: “Nga familja West. Sezoni i 8 i Yeezy-t, 2 Mars 2020”.

Zarfi kishte një imazh të një gjarpri me shënimin: “Kujdes: Mbajeni në vend të freskët për të parandaluar çeljen e vezëve. Këtu është një pjesë e vogël e shtëpisë sonë në Cody Wyoming.’

“Kjo sapo u shfaq në dhomën time të hotelit”, shkruante e ftuara Alyssa në imazhin e shoqëruar me një emoji me gjarpër.

 

Dhurata e pazakontë hutoi shumë njerëz, të cilë postuan në Twitter mesazhe duke shprehur shqetësimin e tyre që Kanye po dërgonte vezë të vërteta së bashku me ftesën e tij.

Sidoqoftë, disa përdorues të mediave sociale kuptuan se vezët në të vërtetë ishin false dhe ato mund t’i blesh rrugës për në Wyoming ose online.

Megjithatë ëmbëlsira e sfilatës ishte vajza e reperit. North West këndoi për herë të parë Rap në sfilatën e Yeezy-t në Paris dhe familja ishte aty për ta mbështetur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!