Sfidë për stabilitetin e Europës, Rama takon zyrtarët e lartë të Kievit

schedule11:50 - 20 Janar, 2020

schedule 11:50 - 20 Janar, 2020

Kryeministri Rama nuk do jetë i pranishëm në seancën e parë plenare për vitin 2020, për shkak të axhendës si kryesues i radhës i OSBE. Shefi i qeverise shqiptare është sot ne nje vizite zyrtare në Ukrainë.

Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama njofton se është takuar me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk. Në video Rama përshëndetet me homologun dhe më pas largohet për të vijuar axhendën e mëtejshme.

Me herët kryeministri Rama kishte zhvilluar nje takim me ministrin e punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko. Temë e takimit, mësohet se ka qenë situata e sigurisë në Ukrainë dhe përreth saj. Gjithashtu, në axhendë parashikohen bisedime me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski dhe kryetarin e parlamentit.

Kjo është vizita e parë e Ramës si kryesues i OSBE, në vendin që përbën sfidë për anëtarët e organizatës, e cila ka një mision të posacëm monitorimi aty. Në ditën e dytë, axhenda e kryeministrit Rama do vijojë me një vizitë në Ukrainën Lindore për të patur një panoramë më të qartë të situatës në zonat e prekura nga konflikti, e ku armëpushimi ende nuk është zbatuar. Situata e Ukrainës konsiderohet si sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!