Barcelona përballet me Napolin në raundin e 1/8-ve të Champions League në 25 shkurt, fillimisht në tokën italiane, dhe më 18 mars në “Camp Nou”. Këtë të hënë, ka nisur regjistrimi i lojtarëve për pjesën e mbetur të Champions League 2019-20, pasi u mbyll merkato e dimrit.
Në listën A, ku bëjnë pjesë të gjithë lojtarët e ekipit të parë, janë shtuar edhe Abe (37), Araujo (33) dhe Sarsanedas (34) i Barça B, si dhe tre futbollistë të tjerë të akademisë: Kike Saverio (38), Sergio Akieme (39) dhe Rey Manaj (41 – numri në fanellë).
Këta emra janë grumbulluar për të zëvendësuar të larguarit e Carles Alena, Jean-Clair Todibo dhe Moussa Wague, të cilët janë larguar në formë huazimi. Nisur nga mungesa e sulmuesve, Barcelona ka preferuar që të ketë dy sulmues si Saverio dhe Rey Manaj./abcnews.al