Sfidat ndaj Italisë e Anglisë, tekniku Milevski thërret 7 shqiptarë për kualifikueset e Euro 2024

schedule16:56 - 9 Nëntor, 2023

schedule 16:56 - 9 Nëntor, 2023

Teksa vetëm 1 javë na ndan nga rikthimi i futbollit të ekipeve Kombëtare, tekniku i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar këtë të enjte listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Euro 2024, ndaj Italisë e Anglisë, sfida që do të zhvillohen më 17 e 20 nëntor.

Ashtu si në Botërorin e Katarit, Maqedonia do të provojë sërish të “djegë” shanset e “të kaltërve” të Italisë për t’u kualifikuar, teksa situata në grupin C nuk është aspak në favor të kampionëve në fuqi të Evropës, me italianët që renditen në vendin e 3-të të grupit, me 10 pikë, 3 më pak se Ukraina e vendit të dytë, por që do të përballen së bashku mbrëmjen e 20 nëntorit.

Për t’i bërë një surprizë “të kaltërve” italianë, tekniku Milevski ka thërritur plot 7 lojtarë me origjinë shqiptare. Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci janë shqiptarët që do të veshin fanellën e Maqedonisë së Veriut në dy ndeshjet e fundit eliminatore.

Lista e plotë:

Portierë: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);

Mbrojtës: Visar MUSLIU (Paderborn), Todor TODOROVSKI (ZTE), Nikolla SERAFIMOV (Fehervar), Jovan MANEV (Osijek), Ezgjan ALIOSKI (Al Ahly), Bojan DIMOSKI (Akron), Ahmet ILJAZOVSKI (Hvidovre), Stefan ASHKOVSKI (Radnicki Nish);

Mesfushorë: Enis BARDHI (Trabzonspor), Tihomir KOSTADINOV (Piast Gliëice), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb), Jani ATANASOV (Krakov), Agon ELEZI (Varazdin), David BABUNSKI (Mezokoveszd), Isnik ALIMI (Sepsi);

Sulmues: Bojan MIOVSKI (Aberdeen), Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava), Darko ÇURLINOV (Burnley), Elif ELMAS (Napoli), Erdon DACI (Westerlo), Aleksandar TRAJKOVSKI (Hajduk), Dimitar MITROVSKI (Varazdin) /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!