Disa nga lojtarët e Interit do të luajnë në të dyja ndeshjet kundër Barcelonës dhe Juventusit, sipas një raporti nga “Gazzetta dello Sport”. Antonio Conten e shqetësuan disa lojtarë në fitoren 3-1 të zikaltërve ndaj Sampdorias në fundjavë, por do t’i ketë të gjithë të gatshëm.
Si titullar përballë Barcelonës, pritet të startojë Handanoviç, , pasi ai zakonisht lihet pushim vetëm në Coppa Italia. Treshja mbrojtëse pritet të jetë Stefan de Vrij, Diego Godin dhe Milan Skriniar. Marcelo Brozovic dhe Stefano Sensi do të luajnë në dy pozicionet para mbrojtjes, por mbetet mister kur bëhet fjalë për mesfushorin e tretë. Nicolo Barella mund të luajë titullar kundër Barcelonës, ndërsa është një betejë mes Vecino dhe Gagliardini për sfidën në kampionat kundër Juventusit.
Romelu Lukaku gjithashtu pritet të startojë të dyja ndeshjet por mbetet të shihet se kush do të jetë partneri i tij në sulm. Lautaro Martinez, Matteo Politano dhe Alexis Sanchez janë duke luftuar për një vend titullari kundër Barcelonës dhe Juventusit./abcnews.al