Sfidat e sigurisë kibernetike, Xhaçka: Nëse sulmi i 15 korrikut do të ishte i suksesshëm, pasojat për qytetarët do të ishin të mëdha

schedule10:45 - 7 Shkurt, 2023

schedule 10:45 - 7 Shkurt, 2023

 

Ministrja  për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka qenë pjesëmarrëse në konferencën që po organizohet me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike për Shqipërinë”.

Xhaçka është shprehur se sulmi i 15 korrikut është një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar vendi ynë, e sipas saj nëse ky sulm do të kishte qenë i suksesshëm, pasojat për qytetarët do të ishin të jashtëzakonshme.

Sulmi kibernetik i 15 korrikut, një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar vendi ynë. Ishte një akt agresioni shtetëror i paprovokuar kundër një vendi të pavarur e sovran.

Nëse sulmi do të kishte qenë i suksesshëm, pasojat për qytetarët shqiptarë do  të kishin qenë të jashtëzakonshme.

Shqipëria ofron 95% të shërbimeve online, sulmi kompromentoi ofrimin e këtyre shërbimeve,” tha fillimisht Xhaçka.

Ministrja tregoi mirënjohje për Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilat vendi ynë ka pasur bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike.

Mirënjohje Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilat kemi bashkëpunim të dobishëm në fushën e sigurisë kibernetike.

Asnjë vend në botë, nuk është sot i aftë të përballojë i vetëm sfidat e sigurisë kibernetike.

Lufta në Ukrainë, kemi çdo arsye të mendojmë që sulmet kibernetike vetëm sa do të shpeshtohen.

Nevoja për të ngritur kapacitete mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve po bëhet çështje qendrore në çdo organizatë ndërkombëtare ku ne bëjmë pjesë,” shtoi me tej Xhaçka.

Xhaçka shtoi se në vitin e dytë të mandatit në Këshillin e Sigurimit, siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore.

Në vitin e dytë të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit, siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohet.

Në çdo angazhim tonin me BE dhe NATO, siguria kibernetike është kthyer në një kryefjalë të punës tonë diplomatike.

BE po luan një rol kyç në krijimin e strategjive të përshtatshme të sigurisë kibernetike. Një zhvillim konkret në rajonin tonë, ngritja e Qendrës për Rritjen e Kapaciteve Kibernetike në BP të ngritur në Podgoricë,” përfundoi ministrja.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!