Sfidat e kthimit të raundit të 1/16-ave në Champions dhe Europa League, do të luhen në fushat përkatëse dhe jo asnjanëse. Pritej, por tashmë është zyrtare, pasi kështu është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Bayern pret ekipin e Chelsea në “Allianz Arena”, pasi e ka fituar sfidën e parë 0-3. Juventusi pret Lyonin në Torino, pas ndeshjes së parë të mbyllur 1-0 në favor të francezëve. City ka fituar 1-2 në Madrid dhe do të presë Realin në Mançester, ndërsa Barcelona pret në “Camp Nou” Napolin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Ndërsa në Europa League, do të luhen: Shakhtar-Wolfsburg (2-1), Leverkusen-Rangers (3-1), Wolves-Olympiacos (1-1), Manchester United-LASK (5-0), Basel-Frankfurt (3-0), Copenhagen-Basaksehir (0-1). Getafe-Inter dhe Roma-Sevilla, për shkak se nuk është luajtur asnjë ndeshje, mund të luhen me ndeshje teke në Gjermani./abcnews.al
?️ The #UEFAExCo decided that the remaining #UCL and #UEL round of 16 second-leg matches will be played at home teams’ stadiums – where they are currently playing domestic matches in their own stadiums, and where travelling is possible without restrictions for the visiting clubs. pic.twitter.com/xbhSN3Rat8
— UEFA (@UEFA) July 9, 2020