Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfidat e krijimit të shtetit palestinez/ Kondi: Njohja e Palestinës, një operacion makiazhi

schedule21:32 - 22 Shtator, 2025

schedule 21:32 - 22 Shtator, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sokol Kondi komentoi zhvillimet e fundit në frontin e luftës Izrael-Palestinë si dhe angazhimin e vendeve europiane për të njohur pavarësinë e Palestinës.

Kondi tha se ky angazhim duket më tepër si një operacion makiazhi, ndërkohë sipas tij SHBA nuk duket se ka ndonjë vullnet për njohjen e Palestinës, aq më tepër që furnizon me armë në kuotën e 60 përqindshit Izraelin.

“Duket më tepër një veprim me valencë të pakët në terren, ndërkohë mund të ketë një reaksion zinxhir që mund të përshpejtojë aneksimin e Gazës. E shoh më tepër si një operacion makiazhi të kordinuar meqë liderët e njohin peshën e historisë, atëherë disa liderë si ai Francës, Britanisë thonë që ne e bëmë tonën ndërkohë që në realitet situata është krej ndryshe.



Shtetësia palestineze nuk ekziston sepse është aneksuar me dhunë.

Izraeli luftën sot nuk po e bën me trupa tokësore, e ka bërë me dronë dhe avionë luftarakë dhe këmbësorin e ka aq të avancuar që nga lufta e 6 ditëve.

Nuk e dimë sa është vullneti i SHBA të njohi Palestinën duke qenë se nuk e ka bërë deri më tani këtë gjë, dhe mbështet shumë Izraelin.

Nuk mendoj se dhe goditja në Katar ka qenë një enigmë përsa kohë flasim se janë aleati kryesor dhe furnizuesi me 60 % të armëve për Izraelin. Fakti që Izraeli është në gjendje të godasë jo vetëm Palestinën por edhe vendet e Lindjes së Mesme, ajo që ndodhi në Katar të jesh në mbrojtjen e SHBA dhe të mos ndihesh i mbrojtur atëherë duhet të gjesh një mbrojtje tjetër.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!