Teksa kanë mbetur vetëm 9 ditë nga rikthimi në fushë e Kombëtares shqiptare, FSHF përmes një postimi në profilin zyrtar në “Facebook” ka publikuar programin e kuqezinjve, para dy sfidave të fundit eliminatore të EURO 2024, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Në datën 10 nëntor në orën 12:00 do publikohet lista e Kombëtares për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Më 11 nëntor, ora 11:00 trajneri i kuqezinjve, Silvinjo do dalë në një deklaratë për mediat.
Ndërkaq, vlen të theksohet fakti se Shqipëria do të zbresë në fushë në datat 17 nëntor dhe 20 ku do të përballet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, për të “vulosur” përfundimisht kualifikimin për në fazën e grupeve të Euro 2024. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i FSHF-së: