“Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës” ishte tema e Kongresit Kombëtar të Arsimit i cili u zhvillua në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se një nga sfidat me të cilat po përballet sot arsimi shqiptar dhe vendet e Ballkanit është largimi i të rinjve. Por sipas saj, duke qenë se vende si Gjermania, i cili është edhe destinacioni kryesor i studentëve, kanë një popullsi në plakje, i “kanë hapur dyert” për të rinjtë shqiptarë.
Kushi: Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës.
Ministrja tregoi dhe mënyrën që ka “gjetur” qeveria për t’i mbajtur të rinjtë në vend pas diplomimit.
https://youtu.be/f0UUJRUOcCw
Kushi: Për t’ju përgjigjur kësaj tendence kemi hartuar disa politika të reja. Ndërkombëtarizimi i universiteteve, financime shtesë për programe studimi të përbashkëta më universitete prestigjioze evropiane, qëllimi ynë për të rritur cilësinë e për t’i dhënë vlerë diplomave tona s’i në universitet më të mira të BE.
Përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar, bursa studimi më të larta ndonjëherë për studentët që zgjeshin programe si bujqësia, mësuesia, turizmi, me kushtin që studentët pas diplomimit të vijojnë të mbesin në Shqipëri të japin kontribut për vendin./Abcnews.al/