‘Sfida Trump, për kontinentin e vjetër’, Minxhozi: Turbulencat në Amerikë, për shkak të rivalitetit me Kinën

schedule20:25 - 10 Qershor, 2025

schedule 20:25 - 10 Qershor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi thotë se sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër. Sipas tij, vendi ynë nuk është në radarin ekonomik dhe tregtar të SHBA, por elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë. Më tej, Minxhozi tha se turbulenca e brendshme dhe e jashtme e SHBA-së vjen si pasojë e rivalitetit mes saj dhe fuqisë së dytë, Kinës.

“Ne nuk kemi një bilanc ekonomik dhe tregtar të spikatur me SHBA, nuk jemi fare në radar. Është e ditur që Amerika e ka bërë një luftë për ne, e shtetit të dytë në Ballkan. Prezenca e spikatur ushtarake dhe frika është ,sicc kanë dalë skenare nga revista Blind ku thuhej se riformatimi i forcës ushtarake mund të preki praninë e Amerikës në Ballkan.

Elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë që na ka ofruar. Sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër.

Kjo që po noddh me SHBA, turbulenca e tyre e brendshme ose turbulenca me Europën, Azi, Kinën është ai rivalitet që po fillon të ndihet mes një fuqie globale si Amerika dhe një fuqie të dytë si Kina.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!