TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën në orën 20:45 do të luajë në transfertë sfidën e radhës për kualifikueset e Botërorit 2026 me një kundërshtar jo të lehtë, si Serbia.
Dy ditë para ndeshjes janë bërë dhe parashikimet për rezultatin e mundshëm të dyja përfaqësueseve. Bazuar në një analizë statistikore, rezultati i pritshëm për ndeshjen Serbi-Shqipëri, vlerësohet si më poshtë:
Fitore Serbia 49.5%, Fitore Shqipëria 10.7%, ndërsa barazimi vlerësohet në 39.8%

Ndërkohë, pyetjes së sondazhit “si mendoni se do të përfundojë ndeshja Serbi-Shqipëri, sportdashësit kanë dhënë këtë përgjigje: Fitore Serbia 29.8%, Fitore Shqipëria 20.1%, barazim 50.1%


