Sfida ndaj Tyson Fury, Usyk: Fitorja ishte për Ukrainën

schedule08:32 - 20 Maj, 2024

schedule 08:32 - 20 Maj, 2024

Oleksandr Usyk është kampion i botës në peshat e rënda. Boksieri ukrainas mundi Tyson Furyn në një mbrëmje madhështore në Kingdom Arena” të Riadit, në Arabinë Saudite.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Usyk me rezulatin (115-112, 114-113), ndërsa njëri votoi për Furyn (114-113), në një duel të ekuilibruar dhe me shumë rivalitet.

Në raundin e nëntë ukrainasi shfaqi dominimin e tij. E për pak i mori fitoren me KO britanikut, por rënia e gongut e ndali furinë e kampionit të botës.

Tashmë Usyk i mban të gjithë titujt e peshës së rëndë: WBC, WBA, WBO dhe IBF. Një duel i jashtëzakonshëm, që mban Usyk të pamposhtur me 22 fitore në karrierë.

Fury pësoi humbjen e parë në karrierën e tij, teksa më parë kishte marrë 34 fitore dhe një barazim. Mbreti i ri i peshave të rënda është 37-vjeçari ukrainas, i cili meritoi triumfin.

Tani Usyk do të vijojë të ruajë statusin si i pamposhtur, por ndër të tjera pas triumfit tha se është gati dhe për një ndeshje tjetër me 35-vjeçarin nga Manchesteri.

“Falënderoj shumë ekipin tim. Kjo ishte një fitore e madhe për mua, familjen time dhe vendin tim. Tani jam shumë i lodhur dhe nuk mendoj për gjëra të tjera.

A do e pranoja një ndeshje tjetër kundër Tyson Furyt? Sigurisht, kur të dëshirojë, jam gati për revanshin”, u shpreh Usyk./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!