Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Tbilis. Në fjalën e tij, Egbo tha:
“I kemi shanset te barabarta, por unë kam besim se mund t’ia dalim edhe pse ata luajnë në shtëpi. Shpresojmë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultatet që dëshirojmë.
Personalisht nuk dua ta cilësoj si ndeshjen time më të rëndësishme. Kam besim te lojtarët. Do të bëjmë më të mirën për të kaluar në turin tjetër. Është një ndeshje Champions-i kemi ardhur për të dhënë maksiminin tonë. Do të futemi në fushë për të fituar. Shpresojmë që sa më shpejt të rikthehen tifozët në stadium, pasi janë një forcë për ne. Sulmi? Muçi mund të zvëvendësojë Ngo”, u shpreh Egbo.
Ndërkohë, edhe mbrojtësi Gentjan Muça u shpreh optimist: “Duhet të jemi një skuadër kompakte në fushë. I kemi mundësitë të bëjmë mirë dhe të kualifikohemi. Natyrisht do të jetë një ndeshje e vështirë, por kam besim se do ia dalim”, tha kapiteni bardheblu./abcnews.al