Sfida me Skënderbeun, Kukësi nxjerr në shitje biletat

schedule13:30 - 22 Janar, 2022

schedule 13:30 - 22 Janar, 2022

Kukësi do të përballet me Skënderbeun, në sfidën e javës së 17-të të Abissnet Superiore. Takim që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Verilindorët do të kërkojnë edhe fitoren e parë për këtë vit, teksa u mposhtën javën e kaluar nga skuadra e Dinamos, dhe skuadra e Laçit i parakaloi në tabelë, ndërsa kanë edhe kuotë të njëjtë pikësh 28.

Për këtë sfidë drejtuesit e Kukësit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.

“Klubi i Kukësit njofton se nga dita e sotme mund të blihen biletat për ndeshjen e javës së 17 të Superiores, Kukësi – Skënderbeu. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ditën e dielë, duke nisur nga ora 16:45.

Çmimet e biletave variojnë si më poshtë:

TRIBUNA A – B –  1500 LEKË

TRIBUNA PËRBALLË – 500 LEKË

TRIBUNA PAS PORTE – 300 LEKË

TRIBUNA MIKE (E) – 300 LEKË.

Biletat mund të blihen në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në biletarinë e stadiumit “Loro Boriçi”, thuhet në njoftimin e verilindorëve.


/f.a/abcnews.al