Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfida me Poloninë për Botërorin/ Sylvinho konferencë për mediat: Manaj, lojtar emblematik

schedule11:14 - 21 Mars, 2026

schedule 11:14 - 21 Mars, 2026

Në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Polonisë për kualifikueset e Botërorit, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, doli në konferencë për mediat duke theksuar rëndësinë e përgatitjes dhe alternativave në skuadër. Tekniku kuqezi u ndal veçanërisht te roli i Rey Manajt, të cilin e cilësoi si një lojtar “emblematik” për ekipin, por pa dashur të krijojë varësi nga individë të veçantë. Sylvinho theksoi se, pavarësisht mungesave apo formës së lojtarëve si Daku, Kombëtarja ka opsione të tjera dhe kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur maksimalisht për këtë përballje delikate.

“Mua si trajner nuk më pëlqen që të ankohem. Rey Manaj është një futbollist shumë emblemantik për ne, por ne kemi edhe lojtarë të tjerë që duhet të përqendrohemi. Daku nuk ka luajtur që në vitin 2025. Sa i përket Manajt, janë lojtarë që prej kohësh ne i kemi analizuar, duke qenë se është sfida ne kemi hapësirën për të zgjedhur. Kemi hapësirën prej 2-3 ditësh për të bërë stërvitjen”, tha Manaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!