Sfida me Egnatian, Shehi: Nuk mendoj se ka ndeshje të lehta, futbolli është i poshtër

schedule11:36 - 13 Shkurt, 2022

schedule 11:36 - 13 Shkurt, 2022

Në “Air Albania”, Tirana do të presë Egnatian, për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 20-të të kampionatit shqiptare.

Bardheblutë janë kryesuesit e Abissnet Superiores dhe ndja rrogozhinasve do të kërkojnë 3 pikët e radhës për të mos lëshuar terren ndaj skuadrave që e ndjekin nga pas.

Në konferencën për shtyp, trajneri Orges Shehi, foli për përballjen e ditës së nesërme, ndërsa nuk do të ketë të gatshëm dy nga yjet e skuadrës, Taulant Seferin dhe Erion Hoxhallarin.

“Në futboll nuk mendoj se ka ndeshje të lehta. Ato që shikohet në letër të lehta bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që vlen tre pikë, pavarësisht renditjes. Ata kanë lojtarë cilësorë brenda gjirit të tyre”.

“Gjendja është e mirë, atmosfera është e mirë. Nuk kemi vuajtur në aspektin e atmosferës këtë sezon, por gjendja fizike e lojtarëve nuk është 100 për qind, pasi dihet që na mungojnë Hoxhallari i dëmtuar dhe Seferi për shkak të kartonëve të verdhë”.

“Nuk mendoj se kemi vuajtur me Skënderbeun në minutat e fundit. E çuam ndeshjen 3-0 në 50 minuta dhe nuk mendoj se ka pasur kundërshtar që e ka bërë këtë kundër Skënderbeut. Sigurisht që pastaj disi ndryshon edhe motivimi, edhe mënyra e sjelljes në fushë. Ishte një ndeshje që ne e fituam ashtu siç deshëm”.

“Seferi? Taulanti është një nga lojtarët tanë kryesorë, i cili është i vetmi që i ka luajtur të gjitha ndeshjet. Edhe Hoxhallari është një nga shtyllat kryesore të skuadrës. Pesha e tyre është e madhe në skuadrën tonë, por kam besim se të gjithë lojtarët e tjerë që do të jenë në fushë do të bëjnë më të mirën që të mos ndjehet mungesa e tyre”.

“Përqendrimi duhet të jetë prezent gjithë kohën, pasi futbolli është i poshtër. Në momentin që ul vigjilencën, ul përqendrimin, mund të ndëshkohesh. Më pas kjo të sjell nervozizëm. Përqendrimi duhet të jetë maksimal, si këtë ndeshje, ashtu edhe ndeshjet e tjera që kanë emocione të tjera”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!