Sfida me Covid, shkencëtarët britanikë rikthehen tek vaksina e vitit 1921

schedule11:59 - 11 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 11 Tetor, 2020

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar testimin e vaksinës BCG, të zhvilluar në 1921 për të ndaluar tuberkulozin, për të parë nëse mund të shpëtojë jetë nga Covid.

Vaksina është provuar që përveç tuberkulozit mund të mbrojë edhe nga infeksione të tjera. Studiuesit shprehen se shumë britanikë  e kanë bërë vaksinën kur kanë qenë fëmijë, por sipas tyre ndoshta do duhet të vaksinohen sërish.

Ndërkohë në këtë testim do të marrin pjesë më shumë se 1,000 njerëz shkruan BBC. Ndër të tjera në këtë studim shkruhet se vaksinat janë krijuar për të trajnuar sistemin imunitar në një mënyrë shumë të shënjestruar, që lë mbrojtje të qëndrueshme kundër një infeksioni të veçantë. Por ky proces gjithashtu shkakton ndryshime në sistemin imunitar, pasi rrit përgjigjen ndaj infeksioneve të tjera.

Shkencëtarët shpresojnë se kjo mund t’i japë trupave tanë një avantazh kundër koronavirusit. Provat e mëparshme klinike kanë treguar se BCG uli vdekjet me 38% tek të sapolindurit në Guinea-Bissau, kryesisht duke zvogëluar rastet e pneumonisë.

Studimet në Afrikën e Jugut e lidhën vaksinën me një ulje prej 73% të infeksioneve në hundë, fyt dhe mushkëri; etj. “Kjo mund të ketë një rëndësi të madhe globale’ thotë profesori dhe shkencëtari John Campbell nga Universiteti Exeter. Ndër të tjera ai thekson se përderisa nuk ka një vaksinë specifike kundër koronavirusit, vaksina e BCG mund të na ndihmojë për të përballuar situatën aktuale, transmeton abcnews.al.

Një studim i tillë për vaksinën e tuberkulozit po zhvillohet edhe në Australi, Holandë, Spanjë dhe Brazil ku do të rekrutohen 10 mijë njerëz në total të cilët do vaksinohen.

Ndërkohë deri më tani fokusin kryesorë vaksina do e kete te bluzat e bardha dhe ato që janë më të rrezikuar ndaj koronavirusit.  Një mjel në Exter është shrpehur se vaksina BCG mund të paraprijë sëmundjes dhe ta lehtësojë atë.

Ndërkohë Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se vaksina BCG është një mundësu e mirë për të kapërcyer hendekun para prodhimit të vaksinës specifike të Covid.

Gjithashtu nuk pritet që kjo vaksinë të jetë një zgjidhje afatgjatë për këtë sëmundje dhe nuk ka një rol vendimtar për krijimin e sistemit imunitar për të prodhuar antitrupa dhe qeliza të bardha të specializuara në luftën ndaj Covid. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!