Egzon Bejtullai, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka folur sot për sfidën e 8 tetorit që do të luhet në Shkup, mes Kosovës dhe Maqedonisë. Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës ka besim te skuadra e tij dhe ka paralajmëruar Kosovën se do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar.
“Pres kualifikim në Kampionatin Europian. Nëse duam fitore ndaj Kosovës duhet të japim maksimumin. E respektojmë si kundërshtar, por objektivi dhe dëshira jonë janë të ditur. Kemi skuadër të shkëlqyer që luan bashkë qe një kohë të gjatë.
Ne jemi profesionistë, secila ndeshje ka rëndësinë e vet, por asgjë nuk do të na ndalë nëse luajmë ashtu si duam. Dhe në fund do ta përsëris se nëse luajmë ashtu si dimë do të arrijmë te fitorja”, u shpreh Bejtullai./abcnews.al