Muzikanti i specializuar për korno dhe pedagogu, Ilir Kodhima ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se tashmë në Universitetin e Arteve është edhe dega e xhazit, ku studentët mund të marrin informacione pafund.
Ai theksoi se instrumenti i kornos është tepër i veçantë, pasi të jep mundësinë jo vetëm për relaksimin e vetvetes, por dhe të tjerëve.
“Tani në Universitetin e Arteve kemi dhe degën e xhazit, që mund të marrin informacion në studion që është krijuar në këtë universitet, që ta jep atë aksesin pafund.
Në Greqi kur isha para dy vitesh, një ndër kornistët që ishte student atje, punonte në buzuk me korno. Mendoj për të ndjerë kënaqësi, sepse për të siguruar të ardhura, mund të shkonte në një punë pak më ndryshe. Mendoj që çdo gjë, ka lidhje me sa e do”.
Më tej, Iliri tha se është shumë i kënaqur me çfarë ka arritur deri tani dhe sfidat që e presin, si dokumentimi i veprave shqiptare.
“Unë jam shumë i kënaqur me sa kam arritur. Unë në kohët më të vështira, shkova te Universiteti i Arteve dhe kjo për mua është një sfidë, nuk është rehati. Gjithmonë ka qene sfida dhe një ndër sfidat e ardhshme, është dokumentimi i veprave shqiptare si me rregjistrim audio dhe me zbatim”./abcnews.al