Champions League është objektivi i madh i Juventusit. Trofeu më i rëndësishëm për klube, mungon prej 24 vitesh në Torino dhe djemtë e Maurizio Sarrit do të bëjnë maksimumin për të gëzuar tifozët e tyre të shumtë.
Pengesa e parë quhet Lyon. Bardhezinjtë humbën 1-0 ndeshjen e parë jashtë fushë kundër skuadrës franceze dhe duhet të përmbysin rezultatin për t’u kualifikuar në çerekfinale. Sot është vendosur në lidhje me sfidën e kthimit.
RMC Sport citon burime pranë UEFA-s dhe deklaron se ndeshja e kthimit midis Juventusit dhe Lyon është planifikuar të zhvillohet në datë 8 gusht. Sot është mbajtur një takim midis palëve dhe është zgjedhur kjo datë për të shijuar përballjen e dytë mes këtyre dy ekipeve. /abcnews.al