Avokati Arbër Hoxha thotë sfida e ish kryeministrit Sali Berisha me gjyqësorin lidhur me çështjen “Partizani”, do të jetëe zgjatur.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave.
Hoxha nënvizoi se edhe nëse Berisha nuk dënohet nga Gjykata e Shkallës së Parë, do të bëhet ankim nga SPAK dhe do të shpallet fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
“Unë besoj se po, për aq kohë sa kemi disa shkallë të gjyqësorit, sfida e zotit Berisha me drejtësinë nuk përfundon vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëse nuk do të kënaqen interesat publike të përfaqësuara nga SPAK, edhe sikur një centimetër, sikur SPAK të humbasë në fushë betejë në Shkallën e Parë, patjetër që do të bëhet ankim. Kushdo që ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, e kupton që ankimi i SPAK është automatikisht dhe ndonjëherë edhe më shumë, edhe se vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Të gjitha gjyqet, sikur edhe të mos të kënaqin interesat e pakta të SPAK, në momentin që bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, të gjitha çështjet, nga 1000 çështje, 1001 fitohen nga Prokuroria e Posaçme. Zotin Berisha, Gjykata e Shkallës, nga dijenia publike që kam për dosjen, zoti Berisha do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave. Edhe sikur mos të deklarohet fajtor, ankim do të ushtrohet nga SPAK dhe zoti Berisha do shpallet fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm”, theksoi ai./abcnews.al


