Sezonin turistik, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë kontrolle të përbashkëta në Morinë

schedule13:12 - 1 Korrik, 2021

schedule 13:12 - 1 Korrik, 2021

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur sot patrullimet e përbashkëta për sezonin veror.

Patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Morinë dhe në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.

Me këtë rast, Drejtorët e Policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli Jeton Rexhepi  dhe nga Shqipëria, Edmond Tarkaj kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.

Drejtori Edmond Tarkaj, bëri të ditur për një plan masash të Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e ngjarjeve  dhe aksidenteve në rrugët që të dërgojnë në bregdetin shqiptarë.

Ky është viti i dymbëdhjetë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror.

Patrullimi i përbashkët do të bëhet jo vetëm në rrugën e kombit por deri në jug të Shqipërisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!