“Sezonin tjetër qëndroj te Interi”, senatori zikaltër qetëson tifozët

schedule14:59 - 10 Maj, 2021

schedule 14:59 - 10 Maj, 2021

Milan Skriniar u rikthye në formë këtë sezon dhe ishte një nga pikat më të forta të Interit në fitimit e titullit kampion pas plot 11 vitesh. Gjithsesi, zërat për largimin e tij nuk kanë fund, teksa së fundmi ai ka vendosur t’i japë fund dhe të konfirmojë të ardhmen e tij.

Mbrojtësi shprehet se do qëndrojë te Interi sezonin e ardhshëm për të mbrojtur titullin kampion të fituar këtë verë. ” Zërat për të ardhmen time janë gjithmonë aty, por kurrë nuk u kam dhënë rëndësi dhe nuk i kam komentuar asnjëherë.

As në këtë rast nuk do të jetë ndryshe, duke marrë parasysh edhe sezonin e mirë që kemi bërë. Tani mendoj të shijoj titulli, më pas përgatitem për Kampionatin Europian. Sezonin e ardhshëm do të jem te Interi për të mbrojtur titullin”, u shpreh Skriniar. /abcnews.al