Nga fillimi i qershorit deri fundin e shtatorit 36 qendra shëndetëore verore në bregdet apo mal do tu ofrojnë shërbim pushuesve 24 orë në shtatë ditë të javës. Nisur nga përvoja e vitit të shkuar këtë vit janë hapur tre qendra të reja ndërsa dy të tjera do të jenë në lëvizje. Në çdo qendër shëndetëore do të jenë në shërbim 3 mjekë dhe 3 infermierë me dy turne.
“Janë shtuar kisha e Shën Ndout në Laç, qafa e pazarit në Gjirokastër dhe në kalanë e Beratit. Do vijojnë të jenë të hapura Jala, Hamallaj dhe Boga.
Duke qenë se kemi shtuar stafin infermieror dhe mjekësor vjet për 216 vende patëm 400 aplikime, këtë vit për 227 pozicione patëm 600 aplikime.
Numër më I madh të interesuarish, konkurencë më e lartë, I kemi dhënë prioritet viteve të eksperiencës se ky personel përballon urgjencat “
Rastet e rënda mjekët I referojnë në spitalin bashkiak apo rajonal më të afërt. Ndërsa në këto qendra pushuesit mund të marrin ndihmë për disa shërbime shëndetësore.
“Matjet e tensionit, glicemisë, mund të bëjnë vizitë me EKG, ka mundësi për ndërhyrje me defibrilator, kemi koordinim me spitalet rajonale dhe bashkiake.”
Në qendrat shëndetësore verore sezonin e shkuar sipas Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësore u kryen 80 mijë vizita dhe rreth 22 mijë procedura mikrokirugjikale.
Falë ndërhyrjes së personelit të tyre u shpëtuan 70 persona të cilëve iu rrezikohej jeta nga incidente në plazhe apo male.
Numër më të lartë vizitash u kryen në qendrën e Velipojës, Shëngjinit dhe në plazhin e Durrësit. Më shumë se 30% e pacientëve ishin turistë të huaj./abcnews.al

